Siria: Perëndimi përgjegjës për zvarritjen e konfliktit në Ukrainë
Mars 05, 2022 19:50 Europe/Tirane
Ministri i Jashtëm sirian Faisal Mikdad tha të shtunën se përgjegjësia për vazhdimin e konfliktit në Ukrainë do t'i mbetet qeverive perëndimore, ndërsa operacioni ushtarak rus në ish-shtetin sovjetik hyri në ditën e tij të 10-të.
“Nëse lufta në Ukrainë zgjatet, vendet perëndimore do të mbajnë përgjegjësinë”, tha Mikdad në një konferencë shtypi në kryeqytetin sirian Damask. "Kjo zgjatje do të thotë më shumë humbje jetësh, potencialesh dhe ekonomie, dhe më shumë krime të kryera nga perëndimorët dhe NATO." Diplomati i lartë sirian paralajmëroi gjithashtu se nëse konflikti në Ukrainë vazhdon, njerëzit në mbarë botën do të përballen me sfida të mëtejshme.
Tags