Dhjetëra palestinezë u plagosën në sulmin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i123702-dhjetëra_palestinezë_u_plagosën_në_sulmin_sionist
Dhjetëra palestinezë u plagosën në një sulm të militantëve sionistë në veriperëndim.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 10, 2022 10:44 Europe/Tirane
  • Dhjetëra palestinezë u plagosën në sulmin sionist

Dhjetëra palestinezë u plagosën në një sulm të militantëve sionistë në veriperëndim.

Sipas IRNA; Përleshjet mes militantëve sionistë dhe palestinezëve u zhvilluan në fshatin Burqa, në veri të Nablusit, pas funeralit të një të riu palestinez i cili u qëllua për vdekje nga forcat izraelite. Ushtria sioniste përdori plumba luftarake, plumba plastikë dhe gaz lotsjellës për të sulmuar palestinezët dhe të rinjtë palestinezë që hodhën gurë ndaj tyre. Ahmad Hekmat, 23 vjeç, nga fshati Barqa, u plagos pak ditë më parë gjatë një përleshjeje mes forcave izraelite dhe palestinezëve dhe ra dëshmor mëngjesin e së mërkurës për shkak të plagëve të marra. Militantët dhe kolonët sionistë çdo ditë nën pretekste të ndryshme sulmojnë, plagosin ose arrestojnë popullin e shtypur palestinez. Të drejtat e popullit të shtypur të Palestinës janë injoruar nga regjimi okupator sionist për më shumë se shtatëdhjetë vjet.