Ekzekutimi masiv; Një krim specifik i regjimit Al Saud
(last modified Mon, 14 Mar 2022 18:56:54 GMT )
Mars 14, 2022 19:56 Europe/Tirane
  • Ekzekutimi masiv; Një krim specifik i regjimit Al Saud

Arabia Saudite ekzekutoi 81 persona brenda një dite në një veprim të paprecedentë, duke vazhduar krimet kundër qytetarëve të saj.Për këtë akt kriminal të qeverisë saudite mund të theksohen shtatë pika:

1.

 Veprimi i qeverisë saudite është një krim kundër njerëzimit. Neni 7 i Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale i përcakton krimet kundër njerëzimit si akte specifike që janë pjesë e një sulmi sistematik ose të përhapur ndaj një popullsie civile. Regjimi Al-Saud ua preu kokën 81 civilëve sauditë brenda një dite. Duke vepruar kështu, sundimtarët sauditë u kanë hequr të drejtën e jetës dhjetëra qytetarëve sauditë, ndërkohë që e drejta e jetës është një nga të drejtat më të pacenueshme dhe të patjetërsueshme në të drejtën ndërkombëtare.

 2.

Një tjetër pikë është se në mesin e të ekzekutuarve ishin 41 të rinj shiitë sauditë nga rajoni Katif, të cilët më parë ishin arrestuar dhe burgosur nga qeveria saudite me pretekste të ndryshme. Prania e këtij numri të madh të të rinjve shiitë në mesin e të ekzekutuarve tregon se qeveria saudite ka kryer edhe një herë një krim të madh të bazuar në pikëpamje ideologjike dhe fetare. Qeveria saudite në thelb i dënon sa më ashpër që të jetë e mundur ata që e kundërshtojnë ose kritikojnë politikat e saj, madje ua heq të drejtën e jetës me ekzekutim.

3.

 Një çështje tjetër është se qeveria saudite ka ekzekutuar civilë në bazë të sjelljes jotransparente.  Në fakt, Qeveria saudite ka ekzekutuar njerëz me akuza të sajuara, jo të dokumentuara.

 4.

Një pikë tjetër e rëndësishme është se individët nuk janë dënuar me vdekje në një proces të drejtë, por gjykimi i tyre nuk ka qenë aspak i drejtë dhe akuzat ndaj tyre ishin të paqarta dhe të rreme. "Ajo që ndodhi është masakra e njerëzve të pafajshëm që po gjykohen në nivelet më të ulëta të drejtësisë", shkruanin përdoruesit sauditë në Twitter, duke shprehur zemërimin ndaj zyrtarëve sauditë për ekzekutimin e 81 shtetasve sauditë, shumica prej tyre shiitë.

5.

Një tjetër pikë e rëndësishme është se dy robër lufte jemenas ishin në mesin e të ekzekutuarve. Megjithatë, sipas instrumenteve të ndryshme të së drejtës ndërkombëtare, respektimi i dinjitetit të robërve të luftës është një nga detyrat e qeverive.

 6.

Dhuna dhe abuzimet e rënda të të drejtave të njeriut brenda Arabisë Saudite janë përshkallëzuar ndjeshëm që kur Mohammed bin Salman erdhi në pushtet në Arabinë Saudite dhe gradualisht u bë një figurë dominuese në vend. Arrestimet në shtëpi të princave me pretekstin e luftës kundër korrupsionit, arrestimet dhe burgjet e gjata për klerikët dhe aktivistët civilë, si dhe vrasja brutale e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Stamboll, janë vetëm disa nga këto krime.

 7.

 I hidhur është fakti se ekzekutimi i 81 civilëve në një ditë u pasua nga heshtja e vendeve perëndimore përballë këtij krimi. Kjo heshtje vërtetoi edhe një herë se qasja e vendeve perëndimore ndaj çështjes së të drejtave të njeriut është e dyfishtë. Aty ku interesat e tyre nuk janë në rrezik, ata trumbetojnë ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut, dhe aty ku interesat e tyre apo të aleatëve të tyre janë në rrezik, ata heshtin dhe të drejtat e njeriut në thelb janë të pakuptimta.