Damasku: Populli i Sirisë nuk nënshtrohet para komplotistëve
(last modified Thu, 17 Mar 2022 15:08:11 GMT )
Mars 17, 2022 16:08 Europe/Tirane
  • Damasku: Populli i Sirisë nuk nënshtrohet para komplotistëve

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka theksuar shtetet që kanë armiqësi me Sirinë dhe që tanimë projekti i tyre terrorist ka pësuar humbje të madhe, nuk mund të imponojnë kurrfarë kushti për popullin sirian.  

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë me rastin e 11 vjetorit të fillimit të krizës në Siri, ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka deklaruar: "Po kalojnë 11 vite që nga fillimi i agresionit dhe sulmeve të terroristëve të mbështetur nga Amerika dhe shteteve perëndimore kundër Sirisë të cilët qëllim kryesor kishin shkatërrimin civilizues, ekonomik dhe shoqëror të Sirisë dhe derdhjen e gjakut të të rinjve sirianë. Pavarësisht thyerjes së komplotit dhe dështimit të planeve armiqësore kundër Sirisë, shtete që kanë bërë komplote kundër Sirisë akoma janë të zhytur në iluzione të komploteve, mirëpo ato duhet ta dinë se mbajnë përsipër përgjegjësinë morale, politike dhe kriminele të veprimeve të tyre".

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë në këtë deklaratë ka theksuar: "Edhe tani, ndërhyrja e hapur e Amerikës dhe Perëndimit në Ukrainë tregon përgjegjësinë e tyre ndaj zhvillimeve dhe ngjarjeve që po ndodhin në këtë vend".  

Tags