Dhjetëra palestinezë plagosen në sulmin e militantëve sionistë
Burime të lajmeve raportuan se forcat sioniste sulmuan pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.
Ushtarët e regjimit sionist me pretekste të ndryshme çdo ditë sulmojnë, plagosin apo arrestojnë popullin e shtypur palestinez. Sipas faqes së internetit Al-Quds, militantët sionistë sulmuan fshatin Badras, në perëndim të Ramallah dhe qytetin Al-Bireh, ku u përleshën me të rinjtë palestinezë dhe plagosën një numër palestinezësh duke gjuajtur me plumba dhe gaz lotsjellës. Militantët sionistë bastisën gjithashtu fshatin Deir al-Huttab, në lindje të Nablusit. Të martën, tre palestinezë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur forcat izraelite të sigurisë sulmuan kampin palestinez Balata në Nablus. Veprimet armiqësore të ushtrisë sioniste vijnë pasi grupet e rezistencës palestineze kanë paralajmëruar më parë sionistët për çdo akt agresioni kundër palestinezëve në Kods dhe Bregun Perëndimor.