Bashar Asad:  Perëndimi do ta shndërrojë botën në xhungël
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i124156-bashar_asad_perëndimi_do_ta_shndërrojë_botën_në_xhungël
Presidenti i Sirisë theksoi se politika të cilën po e ndjek Perëndimi, është një politikë e forcës dhe synon ta shndërrojë botën në një xhungël dhe lufta e Ukrainës e ka skandalizuar atë përpara qytetarëve perëndimorë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 19, 2022 12:25 Europe/Tirane
  • Bashar Asad:  Perëndimi do ta shndërrojë botën në xhungël

Presidenti i Sirisë theksoi se politika të cilën po e ndjek Perëndimi, është një politikë e forcës dhe synon ta shndërrojë botën në një xhungël dhe lufta e Ukrainës e ka skandalizuar atë përpara qytetarëve perëndimorë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, gjatë një deklarate, ka thënë: "Perëndimi ka fituar më shumë aftësi në gënjeshtra dhe mashtrim ndërkohë që po mendon vetëm për vendosjen e hegjemonisë mbi botë dhe për plaçkitjen e botës. Perëndimi ka vërtetuar se nuk i përfill aspak të drejtat dhe ligjet ndërkombëtare dhe duke shkelur normat e institucioneve të të drejtave ndërkombëtare dhe duke krijuar sa më shumë konflikte, e ka shndërruar botën në një xhungël".

Presidenti i Sirisë duke thënë se perëndimi politik është një perëndim i shkallës së dytë dhe në dekadencë nga aspekti moral, ndërsa lufta e Ukrainës është bërë shkak që shtetet perëndimore të skandalizohen tërësisht, theksoi: "Perëndimi edhe njëherë dëshmoi racizmin dhe urrejtjen e fshehur të tij kundër atyre vendeve dhe popujve që nuk mendojnë sikur Perëndimi dhe kjo i përket të gjithë popujve. Një urrejtje dhe armiqësi të tillë të Perëndimit po e vërejmë kundër Rusisë".