Me dhjetëra palestinezë plagosen në përleshjet me forcat sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i124158-me_dhjetëra_palestinezë_plagosen_në_përleshjet_me_forcat_sioniste
Me dhjetëra palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës janë plagosur gjatë përleshjeve me forcat ushtarake pushtuese të regjimit sionist.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 19, 2022 16:10 Europe/Tirane
  • Me dhjetëra palestinezë plagosen në përleshjet me forcat sioniste

Me dhjetëra palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës janë plagosur gjatë përleshjeve me forcat ushtarake pushtuese të regjimit sionist.

Forcat e regjimit sionist në kuadër të politikës pushtuese të tyre, për çdo ditë sulmojnë dhe bastisin rajone të ndryshme të Palestinës dhe arrestojnë e persekutojnë palestinezët.

Qendra për informim e Palestinës njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar protestuesit palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe i kanë qëlluar ata me gaz lotsjellës dhe plumba luftarakë dhe gjatë kësaj përleshje janë plagosur me dhjetëra palestinezë.

Ditën e kaluar gjithashtu në rajone të ndryshme të Palestinezë janë zhvilluar protesta të gjera gjatë të cilave populli palestinez ka protestuar kundër zgjerimit të kolonive sioniste dhe uzurpimin e tokave palestineze.