Forcat sioniste sulmojnë rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i124450-forcat_sioniste_sulmojnë_rajone_të_ndryshme_në_bregun_perëndimor
Burimet informative kanë njoftuar për vazhdimin e sulmeve të forcave ushtarake të regjimit sionist në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe kanë arrestuar disa palestinezë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 26, 2022 16:02 Europe/Tirane
  • Forcat sioniste sulmojnë rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor

Burimet informative kanë njoftuar për vazhdimin e sulmeve të forcave ushtarake të regjimit sionist në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe kanë arrestuar disa palestinezë.

Forcat ushtarake të regjimit sionist po vazhdojnë sulmet ushtarake kundër qytetarëve palestinezë në territoret e pushtuara palestineze.

Faqja informative Al Ahd njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist sot (të shtunën) kanë sulmuar dhe bastisur qytetet Al-Khalil dhe Nablos në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe kanë arrestuar disa palestinezë. Kjo është në kohën kur më parë grupet e rezistencës së Palestinës kanë reaguar në mënyrë serioze ndaj krimeve të fundit të regjimit sionist në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës. Grupet e rezistencës së Palestinës kanë deklaruar se rezistenca gjithëpërfshirëse është i vetmi opsion për t’u përballur me sulmet e armiqve sionistë.