Protesta të gjera të palestinezëve me rastin e "Ditës së Tokës"
Qytetarët palestinezë në rajone të ndryshme të Palestinës kanë organizuar protesta të gjera për të shënuar Ditën e Tokës.
Autoritetet izraelite më datë 30 mars të vitit 1976, kanë uzurpuar dhe konfiskuar me mijëra hektarë tokë të palestinezëve në rajonin Al-Xhalil në veri të Palestinës së pushtuar. Pas këtij veprimi kriminel, populli i Palestinës kanë filluar grevat e urisë dhe protestat e gjëra kundër regjimit sionist.
Populli i Palestinës edhe në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan edhe në Rripin e Gazës, madje edhe në kampet e refugjatëve për çdo vit në këtë ditë organizojnë protesta për të kujtuar dëshmorët dhe për të protestuar kundër politikave pushtuese të regjimit sionist.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se palestinezë gjatë këtyre protestave duke theksuar të drejtën e kthimit në vendbanimet dhe tokat e Palestinës, theksojnë edhe në vazhdimin e rezistencës dhe qëndresës përball politikave pushtuese të regjimit sionist, kundër programit për zgjerimin e kolonive sioniste dhe kundër hebrahizimit të territoreve palestineze.
Khalid Al-Batsh, anëtar i zyrës politike të Lëvizjes së Xhihadit Islamik të Palestinës, duke folur për rëndësinë e këtyre protestave dhe gjithashtu operacionet "Shpata e Kodsit", deklaroi: "Operacionet "Shpata e Kodsit" nuk ka mbetur në kallëp dhe do të vazhdojnë të mbeten një projekt për të mbështetur popullin palestinez në Al-Naghab dhe Shejkh Xharah dhe në të gjitha territoret gjeografik të Palestinës. Fal begatisë së rezistencës së popullit të Palestinës, sot standardet ndërkombëtare kanë ndryshuar në favor të çështjes së Palestinës. Mesazhi i popullit të Palestinës në Ditën e Tokës thekson të drejtën për kthimin e të dëbuarve në të gjitha territoret e Palestinës. Në Ditën e Tokës do të organizohen protesta dhe programe të gjera dhe ne nuk do të lejojmë që pushtuesit sionistë të na dëbojnë neve nga tokat dhe vendbanimet tona".