Tre palestineze martirizohen gjatë përleshjeve në qytetin Xhenin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i124716-tre_palestineze_martirizohen_gjatë_përleshjeve_në_qytetin_xhenin
Burimet e informimit kanë njoftuar se si pasojë e sulmeve të forcave ushtarake sioniste në kampin Xhenin, janë martirizuar tre palestinezë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 31, 2022 10:43 Europe/Tirane
  • Tre palestineze martirizohen gjatë përleshjeve në qytetin Xhenin

Burimet e informimit kanë njoftuar se si pasojë e sulmeve të forcave ushtarake sioniste në kampin Xhenin, janë martirizuar tre palestinezë.

Ushtria e regjimit sionist ditën e enjte ka sulmuar kampin e palestinezëve në Xhenin në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe ka vrarë tre palestinezë.

Forcat ushtarake të regjimit sionist në sulmin e tyre kundër kampit të palestinezëve në Xhenin, kanë përdorur numër të madh të makinave ushtarake dhe pajisje të tjera luftarake, ndërsa edhe njësia e snajperistëve është vendosur mbi çati të shtëpive dhe objekteve të rajonit.

Sipas burimeve palestineze, gjatë këtyre përleshjeve janë plagosur të paktën edhe shtatë palestinezë.