Tre palestineze martirizohen gjatë përleshjeve në qytetin Xhenin
Mars 31, 2022 10:43 Europe/Tirane
Burimet e informimit kanë njoftuar se si pasojë e sulmeve të forcave ushtarake sioniste në kampin Xhenin, janë martirizuar tre palestinezë.
Ushtria e regjimit sionist ditën e enjte ka sulmuar kampin e palestinezëve në Xhenin në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe ka vrarë tre palestinezë.
Forcat ushtarake të regjimit sionist në sulmin e tyre kundër kampit të palestinezëve në Xhenin, kanë përdorur numër të madh të makinave ushtarake dhe pajisje të tjera luftarake, ndërsa edhe njësia e snajperistëve është vendosur mbi çati të shtëpive dhe objekteve të rajonit.
Sipas burimeve palestineze, gjatë këtyre përleshjeve janë plagosur të paktën edhe shtatë palestinezë.
Tags