Talibanët: 60% e shkollave afgane janë rihapur
Ministri i Jashtëm i talebanëve u takua me homologët e tij kinezë dhe pakistanezë dhe njoftoi rihapjen e 60 për qind të shkollave në Afganistan.
Ministri i Jashtëm taleban Amir Khan Mottaqi, i cili shkoi në Kinë për të marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të fqinjëve të Afganistanit, në një takim me homologët e tij kinezë dhe pakistanezë tha: Talibanët e kuptojnë shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar për të drejtat e grave dhe fëmijëve. Sipas Agjencisë së lajmeve Zëri i Afganistanit (AVA), Amir Khan Mottaqi u takua me ministrin e jashtëm kinez Wang Yi dhe ministrin e jashtëm pakistanez Shah Mahmood Qureshi dhe tha se deri më tani 60% e shkollave janë rihapur dhe pjesa tjetër do të rihapen gradualisht. Mottaqi shtoi se qeveria e tyre e kupton shqetësimin e bashkësisë ndërkombëtare për të drejtat e grave dhe fëmijëve dhe po punon për zbatimin hap pas hapi të të drejtave të grave dhe fëmijëve. Megjithatë, pasi talebanët erdhën në pushtet, të gjitha shkollat për vajzat u mbyllën. Vitin e kaluar, qeveria e udhëhequr nga talebanët iu zotua komunitetit ndërkombëtar të hapë shkolla për vajzat në vitin e ri shkollor; Por me gjithë nisjen e vitit të parë shkollor, këto shkolla iqëndrojën ende të mbyllura. Ministria e Arsimit e qeverisë talebane njoftoi se vajzat do të qëndronin në shtëpi derisa të krijohej një "plan i veshjes fetare". Lëvizja ka shkaktuar reagime të gjera të brendshme dhe ndërkombëtare. Ndërkohë, sipas disa burimeve, shkollat e vajzave në Mazar-e-Sharif janë rihapur, me kusht që vajzat të respektojnë hixhabin fetar.