Publikohet droni i parë i Brigadave të Kodsit në Palestinë
Brigadat e Kodsit dega ushtarake e Xhihadit Islamik në Palestinë kanë transmetuar një video ku publikohet droni i parë i prodhuar prej kësaj lëvizjeje.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia palestineze e lajmeve sipas të cilës mediat e regjimit sionist kanë pohuar frikën e këtij regjimi se rezistenca do të ndërmarrë operacione kundër sionistëve sidomos pas prodhimit të dronit zbulues që u publikua me rastin e martirizimit të Auadh Giag. Giag ka qenë një prej komandantëve të Brigadës së Kodsit i cili me kapacitetet dhe talentin e vet bëri të mundur progresin e madh të Palestinës në fushën ushtarake. Ai u martirizua më 20 prill të vitit 2008 gjatë sulmeve të regjimit sionist në qytetin Rafah në jug të rripit të Gazës. Brigadad Ezedin Kasem dega ushtarake e Hamasit në korrik të vitit 2014 gjatë luftës 50 ditore të regjimit sionist kundër Gazës, kanë njoftuar për prodhimin e një droni dhe ka lëshuar në hapësirën e kolonive sioniste një dron zbulues. Pas këtij veprimi ushtria e regjimit sionist u vu në gjendje gatishmërie.