Sionistët sulmojnë dhe bastisin qytetin Al-Isavije në Kodsin e shenjtë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i124834-sionistët_sulmojnë_dhe_bastisin_qytetin_al_isavije_në_kodsin_e_shenjtë
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar dhe bastisur qytetin Al-Isavije në Kodsin e shenjtë dhe kanë arrestuar disa qytetarë palestinezë pa u kumtuar akuzat.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 02, 2022 10:36 Europe/Tirane
  • Sionistët sulmojnë dhe bastisin qytetin Al-Isavije në Kodsin e shenjtë

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar dhe bastisur qytetin Al-Isavije në Kodsin e shenjtë dhe kanë arrestuar disa qytetarë palestinezë pa u kumtuar akuzat.

Si pasojë e sulmeve dhe bastisjeve të gjera të forcave ushtarake të regjimit sionist në rajonin Al-Isavije kanë shpërthyer edhe përleshje të ashpra mes forcave sionistëve dhe qytetarëve palestinezë. Dëshmitarët okularë kanë thënë se disa palestinezë janë arrestuar nga forcat ushtarake sioniste.

Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu kanë martirizuar tre të rinj palestinezë në hyrje të qytezës Arabe në jug të qytetit Xhenin në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.

Kjo është në kohën kur shumica e grupeve të rezistencës së Palestinës kanë dënuar krimet e fundit të regjimit sionist në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Kodsin e pushtuar dhe kanë theksuar se rezistenca gjithëpërfshirëse është e vetmja rrugë për t’u përballur me armikun sionist.