Në Turqi mbyllet rasti i vrasjes së Khashoggi
Qeveria turke i dha fund ndjekjes penale të të akuzuarve për vrasjen e Jamal Khashoggi.
Ministri turk i Drejtësisë me kërkesën e prokurorit turk ra dakord për të ndaluar gjykimin e shtetasve sauditë për vrasjen e Jamal Khashoggi në vitin 2018 dhe për t'ia transferuar çështjen autoriteteve gjyqësore saudite. Pezullimi i çështjes për ndjekjen penale të vrasësve të Khashoggi në tokën turke është shpërblesa e Ankarasë për sauditët për të normalizuar marrëdhëniet midis dy palëve gjë që tregon edhe një herë paqëndrueshmërinë në pozicionin e presidentit turk. Kjo është kostoja e zgjerimit të marrëdhënieve të Ankarasë me Riadin dhe nuk është aspak zgjidhje e një procesi gjyqësor, por në fakt është një çështje kyçe në marrëdhëniet mes dy vendeve. Lëvizja e Turqisë ndaj sauditëve vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Uashingtonit me Riadin dhe Abu Dhabin janë ftohur. Jamal Khashoggi, një gazetar kritik saudit, u zhduk më 2 tetor 2018, pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll dhe zyrtarët sauditë, pas disa javësh mohimi, më në fund pranuan se gazetari ishte vrarë brenda konsullatës saudite në Stamboll.