Hanije takohet me ministrin e jashtëm të Katarit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i124994-hanije_takohet_me_ministrin_e_jashtëm_të_katarit
Shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) është takuar dhe ka biseduar me ministrin e jashtëm të Katarit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 04, 2022 10:50 Europe/Tirane
  • Hanije takohet me ministrin e jashtëm të Katarit

Shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) është takuar dhe ka biseduar me ministrin e jashtëm të Katarit.

Sipas faqes informative “Khalixh Online”, Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Hamas dhe delegacioni shoqërues në Doha, është takuar me Muhamed bin Abdurrahman Ale Thani, ministrin e punëve të jashtme të Katarit.

Delegacioni i Hamas këtë takim në Doha e ka zhvilluar një ditë pasi forcat ushtarake të regjimit sionist kanë martirizuar tre anëtarë të Lëvizjes së Xhihadit Islamik të Palestinës në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.

Lëvizja Hamas në një deklaratë të lëshuar për media ka thënë se Ismail Hanije dhe delegacioni shoqërues në takim me ministrin e jashtëm të Katarit, ka diskutuar zhvillimet më të fundit në lidhje me çështjen e Palestinës, shtimin e sulmeve ushtarake të regjimit sionist në Bregun Perëndimor dhe vrasjen e të rinjve palestinezë nga forcat ushtarake të regjimit sionist.

Katari vitin e kaluar ka luajtur një rol ndërmjetësues për vendosjen e armëpushimit mes grupeve të rezistencës së Palestinës në Rripin e Gazës dhe regjimit sionist dhe për ndërprerjen e agresionit ushtarak të regjimit sionist në Kodsin e shenjtë dhe në Bregun Perëndimor të Palestinës.