Forcat sioniste arrestojnë 14 palestinezë në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i125188-forcat_sioniste_arrestojnë_14_palestinezë_në_bregun_perëndimor
Forcat pushtuese sioniste kanë sulmuar dhe bastisur rajone të ndryshme në Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe kanë arrestuar 14 palestinezë.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 07, 2022 11:59 Europe/Tirane
  • Forcat sioniste arrestojnë 14 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat pushtuese sioniste kanë sulmuar dhe bastisur rajone të ndryshme në Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe kanë arrestuar 14 palestinezë.  

Sipas raportit të organizatave për të drejtat e njeriut, aktualisht 4600 palestinezë po mbahen në burgjet e regjimit sionist dhe në mesin e tyre janë 34 gra dhe 160 fëmijë.

Agjencia e lajmeve WEFA njoftoi se forcat pushtuese sioniste sot (të enjten) kanë sulmuar dhe bastisur disa rajone në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.

Forcat pushtuese sioniste gjatë përleshjeve që janë zhvilluar në rajonin Vadi Shadi në qytetin Bejt Lahm, kanë arrestuar katër banorë palestinezë të këtij qyteti duke qëlluar ata me bomba akustike dhe gaz lotsjellës.

Forcat ushtarake pushtuese sioniste gjithashtu kanë arrestuar pesë palestinezë të tjerë në provincën Ramallah dhe në rajonin Al-Birre dhe dy palestinezë i kanë arrestuar në rajonin Surief në veriperëndim të qytetit Al-Khalil pasi kanë sulmuar dhe bastisur shtëpitë e tyre.