Al-Huthi: Këshilli presidencial i Jemenit, përbëhet nga mercenarët sauditë
Anëtari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit duke e quajtur mashtrues Riadin, ka thënë: “Anëtarët e këshillit presidencial të Jemenit janë mercenarët të cilët punojnë vetëm për Arabinë Saudite.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi, anëtari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, duke thënë se formimin e këshillit presidencial të Jemenit e ka shpallur Riadi, deklaroi: “Ky këshill nuk ka kurrfarë lidhje me Jemenin dhe i përket vetëm Arabisë Saudite, prandaj i sugjerojmë Arabisë Saudite që të heqë dorë nga mashtrime të tilla”.
Al-Huthi ka thënë: “Një veprim i tillë nuk do të ketë kurrfarë ndikimi mbi situatën në Jemen dhe qëllimi i një veprimi të tillë është vetëm për t’i dhënë legjitimitet agresionit ushtarak kundër Jemenit”.
Vlen të theksohet se negociatat e Riadit filluan të mërkurën e kaluar në Arabinë Saudite. Para shkarkimit të Abderabe Mansur Hadi, presidentit në dorëheqje të Jemenit, ekspertët dhe analistët kanë thënë se këto negociata më shumë se çdo gjë tjetër kanë treguar krizën e mosbesimit mes sauditëve dhe Mansur Hadi.