Forcat ushtarake sioniste arrestojnë 8 palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i125246-forcat_ushtarake_sioniste_arrestojnë_8_palestinezë
Forcat ushtarake të regjimit sionist në vazhdën e veprimeve të tyre armiqësore, përsëri kanë sulmuar rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 08, 2022 17:03 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake sioniste arrestojnë 8 palestinezë

Forcat ushtarake të regjimit sionist në vazhdën e veprimeve të tyre armiqësore, përsëri kanë sulmuar rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.

Faqja informative Al Ahd njoftoi se burimet palestineze të informimit kanë bërë të ditur se forcat ushtarake të regjimit sionist sot (të premten) kanë sulmuar disa rajone në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe gjatë përleshjeve me palestinezët, kanë arrestuar tetë palestinezë.

Grupet e rezistencës së Palestinës më parë kanë reaguar dhe dënuar krimet e fundit të regjimit sionist në Bregun Perëndimor dhe në lidhje me këtë kanë theksuar se rezistenca gjithëpërfshirëse është e vetmja rrugë për t’u përballur me sulmet e regjimit sionist.

Grupet e rezistencës së Palestinës gjithashtu ka theksuar: “Ne besojmë se rezistenca e armatosur është i vetmi opsion kundër vazhdimit të sulmeve dhe krimeve të regjimit sionist ndaj qytetarëve palestinezë. Prandaj, ne kurrë nuk heqim dorë nga ky opsion”.