Një autobombë shpërthen në Alepo të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i125374-një_autobombë_shpërthen_në_alepo_të_sirisë
Një autobombë ka shpërthyer në provincën Alepo, në veri të Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 10, 2022 14:22 Europe/Tirane
  • Një autobombë shpërthen në Alepo të Sirisë

Një autobombë ka shpërthyer në provincën Alepo, në veri të Sirisë.

Rajonet veriore dhe lindore të Sirisë janë pushtuar prej kohësh nga Turqia dhe forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nga grupet militante të mbështetura nga ata.

Qeveria siriane ka deklaruar vazhdimisht se prania e forcave ushtarake amerikane dhe turke dhe e grupeve militante të mbështetura nga ata në këtë vend është shkelje e sovranitetit sirian.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se disa qytetarë sirianë u plagosën nga shpërthimi i një autobombe në Alepo të Sirisë..

Deri më tani nuk ka të dhëna të sakta për numrin e viktimave në këtë incident dhe asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për të.