Vazhdimi i sulmeve të përgjakshme sioniste në Xhenin të Palestinës
Forcat ushtarake sioniste vranë dy të rinj palestinezë dhe plagosën gjashtë të tjerë në një sulm ndaj qytetit Xhenin të Palestinës.
Qytetet e rajonit të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë, veçanërisht qyteti Xhenin janë përballur me një përshkallëzim të agresionit dhe dhunës së forcave ushtarake sioniste që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit dhe një numër palestinezësh janë vrarë ose plagosur nga forcat ushtarake sioniste.
Agjencia Palestineze e Lajmeve (Wafa) njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist të enjten sulmuan qytezat "El-Jamun" dhe "Kafardan" në Xhenin, në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe u përleshën me të rinjtë palestinezë dhe forcat sioniste gjatë kësaj përleshje vranë dy palestinezë dhe plagosën gjashtë të tjerë.
Sipas burimeve lokale, forcat ushtarake sioniste arrestuan tre palestinezë në qytetin Kafardan dhe dy palestinezë të tjerë në qytetin El-Jamun gjatë përleshjeve me palestinezët.
Forcat ushtarake të regjimit sionist që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, kanë arrestuar një numër të madh të palestinezëve, raportuan thanë burimet e informimit. Burimet e informimit thonë se numri i palestinezëve të arrestuar që nga fillimi i Ramazanit është 174 persona.
Sipas këtyre burimeve, në mesin e palestinezëve të arrestuar nga forcat sioniste që nga fillimi i Ramazanit janë një numër i konsiderueshëm i ish të burgosurve të liruar, si dhe një numër i grave dhe fëmijëve të arrestuar gjatë kësaj periudhe.