Palestinezët demonstrojnë pas faljes së xhumasë në xhaminë Al-Aksa
Mijëra palestinezë demonstruan pas faljes së xhumasë në xhaminë Al-Aksa.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, palestinezët mbajtën një demonstratë të premten, duke i bërë thirrje rezistencës palestineze që t'i përgjigjet sulmeve ushtarake sioniste në xhaminë Al-Aksa. Sheikh Ikrima Sabri, zëdhënësi i Xhamisë Al-Aksa, tha se pushtuesit nuk mund të frikësojnë popullin palestinez me terror dhe t'i pengojnë ata të mbrojnë xhaminë Al-Aksa. Zëdhënësi i Xhamisë Al-Aksa theksoi se ajo që ndodhi sot në Xhaminë Al-Aksa është një krim i planifikuar dhe vepër kriminale dhe se krimet e pushtuesve nuk i pengojnë palestinezët që të shkojnë në xhaminë Al-Aksa. Lëvizja Palestineze e Rezistencës Islamike (Hamas) të enjten lëshoi një thirrje për një tubim të madh në xhaminë Al-Aksa. Populli palestinez gjithashtu mëngjesin e kësaj të premteje iu përgjigj duke u mbledhur masivisht në xhaminë Al-Aksa. Forcat izraelite bastisën xhaminë Al-Aksa, duke plagosur më shumë se 150 palestinezë dhe duke arrestuar të paktën 400 të tjerë. Sulmi ushtarak izraelit ndaj palestinezëve në xhaminë Al-Aksa ka forcuar vullnetin e palestinezëve për t'u përballur me këto krime dhe palestinezët besojnë se regjimi sionist në kundërshtim me propagandën e tij është jashtëzakonisht i cenueshëm ushtarakisht dhe nga ana e sigurisë.