150,000 palestinezë mblidhen në xhaminë Al-Aksa
Me dhjetëra mijëra palestinezë pas faljes së namazit të xhumasë në xhaminë Al-Aksa kanë brohoritur parulla kundër krimeve sioniste.
Sipas faqes së internetit Palestine Today, rreth 150,000 palestinezë nga pjesë të ndryshme të vendit, duke përfshirë Bregun Perëndimor dhe territoret e pushtuara të vitit 1948, u mblodhën sot në xhaminë Al-Aksa. Pas namazit të së premtes, palestinezët, të cilët ditët e fundit janë shënjestruar vazhdimisht nga sionistët në xhaminë Al-Aksa, kanë brohoritur parulla në mbështetje të vendeve të shenjta myslimane dhe kundër sionistëve. Këto ditë Kodsi dhe xhamia Al-Aksa kanë qenë skena të përleshjeve më vdekjeprurëse të këtij viti, midis milicive sioniste dhe besimtarëve palestinezë, përleshje që kanë nisur nga 15 prilli. Deri më sot, të paktën 350 palestinezë janë plagosur dhe më shumë se 450 janë arrestuar në përleshjet mes sionistëve dhe palestinezëve. Në vitin 2016, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) miratoi një rezolutë që hidhte poshtë çdo lidhje historike, fetare ose kulturore midis hebrenjve dhe vendeve të shenjta në Kods, veçanërisht xhamisë Al-Aksa, duke e bërë atë një vend të shenjtë për muslimanët. Qyteti i Kodsit, tek i cili ndodhet xhamia Al-Aksa, kibla e parë e muslimanëve, është një pjesë e pamohueshme e Palestinës dhe një nga tre vendet e shenjta më të rëndësishme në Islam.