Përleshje mes forcave ushtarake sioniste dhe palestinezëve në Bejt Lahm
Forcat ushtarake të regjimit sionist sulmuan qytetin Bejt Lahm në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kanë hedhur gaz lotsjellës dhe bomba akustike drejt palestinezëve.
Kanali informativ Al-Majadin njoftoi se ditën e diele me dhjetëra protestues palestinezë pësuan lëndime në frymëmarrje nga gazi lotsjellës gjatë përleshjeve me forcat ushtarake të regjimit sionist në zonën Takva, në juglindje të qytetit Bejt Lahmi.
Disa media sioniste njoftuan se për shkak të shqetësimeve për zgjerimin e përleshjeve me palestinezët në rajonin Umul-Fahm dhe Nasire, autoritetet e regjimit sionist futën në gatishmëri oficerët e njësisë së quajtur "forcat rezervë të gardës kufitare" në mënyrë që në rast nevojë, të aktivizohen menjëherë.
Kanali televiziv Al-Qastal gjithashtu në llogarinë e tij në Twitter, publikoi pamje të përleshjeve midis forcave pushtuese sioniste dhe të rinjve palestinezë në zonën Al-Bustan në qytetin Silvan, në jug të Bejtul-Mokades.
Forcat ushtarake të regjimit sionist sot gjatë sulmeve dhe bastisjeve në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, arrestuan tetë palestinezë pa asnjë akuzë.
Sipas burimeve të informimit, gjatë këtyre operacione shpërthyen përleshje të ashpra mes forcave ushtarake sioniste dhe qytetarëve palestinezë pas sulmit të gjerë të militantëve sionistë në Bregun Perëndimor.