Koalicioni politik Fat'h: Kundërshtojmë kthimin e politikanëve të ISIS në Irak
Lideri i koalicionit politik Fat'h të Irakut kritikoi ashpër kthimin e kriminelëve në skenën politike të Irakut dhe kërkoi nga autoritetet gjyqësore të këtij vendi të marrë vendime adekuate ndaj tyre duke i konsideruar kriminel ata persona
Zyrtarët irakianë së fundmi kanë shprehu shqetësime të thella për kthimin e ish-anëtarëve dhe politikanëve të grupit terrorist ISIS në Irak pas skadimit të dënimeve të tyre, në përputhje me urdhrat e gjyqësorit irakian dhe po bëjnë thirrje që ata të ndëshkohen ashpër.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hadi al-Ameri, kreu i koalicionit politik "Fat'h", të dielën deklaroi se në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet se pazaret politike janë çmim i faljes së këtyre kriminelëve.
Al-Ameri i bëri thirrje gjyqësorit irakian që t'u japë një mësim të vështirë atyre që tradhtuan atdheun e tyre duke marrë vendime adekuate dhe duke i shpallur ata fajtorë.
Ndërkohë Mahdi Taghi al-Amerli, kreu i fraksionit Badr në parlamentin irakian, të dielën në një deklaratë, kundërshtoi ashpër kthimin e politikanë të grupit terrorist ISIS të cilët dikur patën krijuar terrenin për hyrjen e grupeve terroriste në Irak, i bëri thirrje Gjyqësorit të Irakut që të mos i falë ata, por të mendojë për dënime më të rënda ndaj tyre.
Mahdi Taghi al-Amerli theksoi: "Ne dënojmë fuqishëm kthimin e politikanëve të ISIS në Irak nëpërmjet intrigave dhe dhe sloganeve sektariste të elementëve të ish-regjimit Ba'th dhe elementëve të Al Kaidas të cilët hapën rrugën për hyrjen e terroristëve dhe takfiristëve të ISIS në vend".
Kreu i fraksionit Bedr theksoi se ne nuk do të pranojmë kthimin e këtyre njerëzve në vendin i cili ka kaluar periudhën më të mirë të tij në luftë dhe gjakderdhje dhe njëkohësisht duke pastruar atë që lanë pas vete komplotistët para se të iknin në hotelet e vendeve arabe të Gjirit Persik.