Abdul Salam: Jemeni do t'i përgjigjet çdo shkeljeje të armëpushimit
Zëdhënësi i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, vuri në dukje veprimet armiqësore të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në Marib dhe tha se forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit do t'i përgjigjen seriozisht shkeljes së armëpushimit nga ana e armikut.
Kanali televiziv Al-Majadin njoftoi se Muhamed Abdul Salam, zëdhënës i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, deklaroi se koalicioni agresor saudit ka mbledhur dhe mobilizuar forcat e veta në frontet e provincës Marib.
Abdul Salam theksoi se përgjigja e forcave të Jemenit ndaj shkeljes së armëpushimit nga Riadi dhe Abu Dhabi, do të jetë shumë e ashpër dhe se forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit janë të gatshme të përballen me çdo agresion.
Ndërkohë Mehdi Al-Mashat, kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, theksoi nevojën për një armëpushim të suksesshëm dhe rihapjen e aeroportit në Sanaa dhe portit Al-Hudaida dhe heqjen plotësisht të bllokadës ndaj popullit jemenas.
Vlen të theksohet se që nga data 2 prill, një armëpushim i përkohshëm dymujor është vendosur në Jemen, por koalicioni agresor i Arabisë Saudite nuk po i përmbahet zotimeve të tij kryesore, veçanërisht heqjen e bllokadës së hekurt dhe hapjen aeroportit në Sanaa, si dhe gjithashtu ka ndaluar disa anije jemenase të naftës.