Marshimi i Ditës së Kodsit në Londër
Mbështetësit e popullit të shtypur palestinez morën pjesë në marshimin e Ditës Botërore të Kodsit në Londër në mbrojtje dhe mbështetje për palestinezët dhe për të shprehur zemërimin dhe neverinë e tyre ndaj regjimit sionist.
Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, në tubim morën pjesë figura kundërshtarë të regjimit sionist nga qytete të ndryshme, duke përfshirë Glasgow në Skoci dhe qytetet më veriore të Britanisë, Mançester, Birmingham, Watford dhe Sheffield. Marshuesit e mbrëmjes të së dielës që mbanin flamuj palestinezë, foto të fëmijëve të varrosur në mizoritë sioniste, mesazhe të shkruara me dorë në mbështetje të popullit të shtypur palestinez dhe flamuj libanezë dhe iranianë, marshuan në Downing Street nga Ministria e Brendshme Britanike deri në Zyrën e Kryeministrit. Demonstruesit gjatë tubimit para Ministrisë së Brendshme Britanike dhe para Kryeministrisë britanike brohorisnin "Palestina është e lirë", "Vdekje Izraelit", "Regjimi sionist është një terrorist dhe pushtues" dhe "Fund rrethimit të Gazës".