Shpërthim terrorist në veri të Bagdadit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i126250-shpërthim_terrorist_në_veri_të_bagdadit
Mediat irakiane raportuan për një sulm terrorist në zonën al-Taremije në veri të Bagdadit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 26, 2022 16:26 Europe/Tirane
  • Shpërthim terrorist në veri të Bagdadit

Mediat irakiane raportuan për një sulm terrorist në zonën al-Taremije në veri të Bagdadit.

Faqja informative Al Ahd njoftoi se një burim ushtarak i Irakut deklaroi se pas një sulmi nga forcat irakiane të sigurisë në një bazë të terroristëve në veri të Bagdadit, një terrorist që kishte veshur rripin me lëndë shpërthyese hodhi veten në erë.

Sipas këtij burimi, një numër i forcave irakiane u vranë dhe u plagosën nga shpërthimi i këtij rripi me lëndë shpërthyese në Al-Taremije.

Qendra për informim në fushën e sigurisë së Irakut konfirmoi këtë shpërthim terrorist dhe në një deklaratë për shtyp, deklaroi se dy terroristë, njëri prej të cilëve mbante një rrip shpërthyes, u vranë në al-Taremije.