Kryeministri i regjimit sionist u kërcënua me vdekje me plumb lufte
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i126292-kryeministri_i_regjimit_sionist_u_kërcënua_me_vdekje_me_plumb_lufte
Mediat sioniste kanë raportuar se Naftali Bennett dhe familjes së tij i është dërguar një letër kërcënuese me plumb lufte.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 27, 2022 12:04 Europe/Tirane
  • Kryeministri i regjimit sionist u kërcënua me vdekje me plumb lufte

Mediat sioniste kanë raportuar se Naftali Bennett dhe familjes së tij i është dërguar një letër kërcënuese me plumb lufte.

Policia izraelite ka njoftuar se një letër kërcënuese i është dërguar kryeministrit izraelit Naftali Bennett duke kërcënuar se do ta vriste atë dhe familjen e tij. Mësohet se brenda zarfit ka qenë edhe një plumb.
Sipas gazetës "Times of Israel", letra u dërgua në një ndërtesë afër shtëpisë së Bennett dhe i ishte dorëzuar zyrës në të cilën punon Gilat, gruaja e Bennett.
Zyra e kryeministrit të regjimit sionist ka njoftuar se njësia për mbrojtjen e Bennett është përforcuar ndërkohë që kanë nisur edhe hetime për letrën e dërguar.
Agjencia izraelite e Inteligjencës dhe Sigurisë së Brendshme (Shabak) ka deklaruar se është duke e ndjekur seriozisht çështjen e mesazhit kërcënues ndaj familjes së Naftali Bennett dhe po përpiqet të arrijë deri tek personi që ka dërguar letrën.
Menjëherë pas publikimit të lajmit, Bennett u detyrua të reagojë në rrjetet sociale. "Konflikti politik, sado i thellë qoftë, nuk duhet të çojë në dhunë, bullizëm dhe kërcënime me vdekje”, - ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare në Twitter. Më tej ai u bëri thirrje të gjithëve për pajtim dhe qetësi.
Vlen të theksohet se mosmarrëveshjet në kabinetin e regjimit sionist janë përshkallëzuar së fundmi. Anëtarët e koalicionit Bennett, duke përfshirë ministrin e jashtëm Yair Lapid dhe ministrin e luftës Benny Gantz, e dënuan letrën kërcënuese.