Turqia ngreh padi për spiunazh për Mossad ndaj 16 personave
Turqia ka ngritur padi ndaj 16 personave për spiunazh për Mossad në territorin e Turqisë.
Këta 16 persona të dyshuar në territorin e Turqisë, janë akuzuar për spiunazh në favor të Mossad në territorin e Turqisë. Këta persona u prezantuan si oficerë të inteligjencës turke dhe mblidhnin informacione nga anëtarë të grupit militantë "Ushtria Çlirimtare e Sirisë" që jetojnë në Turqi.
Shërbimi Informativ Turk (MIT) pas një viti ndjekje teknike të një dosje, më në fund arriti te këta 16 persona dhe i arrestoi të gjithë gjatë një operacioni më 21 tetor.
Zyra për Hetimin e Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar e Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit tha se një burrë i quajtur Ahmed Zaid, një shtetas izraelit i cili ishte në krye të operacionit të Mossad në terren, nga Gjermania po menaxhonte rrjetin e spiunazhit në Turqi. Ahmed Zaid drejtoi 16 shtetas palestinezë dhe sirianë që kishin ardhur në Turqi legalisht ose ilegalisht duke ofruar ndihmë financiare për grupet dhe studentët palestinezë në Turqi. Ai gjithashtu u kërkoi atyre që në këmbim të parave të mbledhin informacione për zhvillimet në Siri.
Aktakuza pretendon se drejtori në terren i Mossad-it, Ahmed Zaid, iu afrua njerëzve që ai po spiunonte, duke pretenduar se ishte mik i Palestinës, e njihte Jasser Arafatin dhe ishte mbështetës i Hamasit.