Siria paralajmëron për komplotet e grupeve terroriste në Idlib
(last modified Sun, 01 May 2022 13:12:10 GMT )
May 01, 2022 15:12 Europe/Tirane
  • Siria paralajmëron për komplotet e grupeve terroriste në Idlib

Përfaqësuesi i Sirisë në Kombet e Bashkuara ka paralajmëruar për lëvizjet e grupit terrorist Tahrir al-Sham për të transportuar substanca toksike në provincën Idlib të Sirisë.

Kanali informativ Al-Mayadin njoftoi se Bassam Sabbagh, përfaqësuesi i Sirisë në Kombet e Bashkuara, tha se grupet terroriste në rajonin e Idlibit kanë marrë armë kimike dhe synojnë t'i përdorin këto armë kimike në bashkëpunim me shtetin e Turqisë dhe pastaj të akuzojnë forcat e ushtrisë siriane për këtë veprim"

Bassam Sabbagh shtoi: "Siria i ka ofruar Organizatës së Kombeve të Bashkuara informacione për grupin terrorist Tahrir Al-Sham (Fronti Nusra) i  cili ka qasje armë kimike dhe raketa të pajisura me këto lëndë kimike në provincën Idlib".

Përfaqësuesi sirian në Kombet e Bashkuara vuri në dukje se posedimi dhe përdorimi i armëve kimike ose kimikateve toksike nga këto grupe terroriste, është një çështje shumë e rrezikshme.

Bassam Sabbagh theksoi se angazhimi i të gjitha shteteve në zbatimin e saktë dhe të plotë të marrëveshjes për ndalimin e armëve kimike është një çështje vendimtare për të parandaluar ardhjen e këtyre armëve në duart e grupeve terroriste.

Që nga fillimi i krizës në Siri në vitin 2011, fuqitë perëndimore nuk kanë kursyer asnjë mjet dhe forcë për të ushtruar presion mbi qeverinë e Sirisë, përfshirë pretendimin për përdorimin e armëve kimike.

Të njëjtat akuza ishin edhe në prill të vitit 2019, dhe si pasojë, Amerika, Franca dhe Britania sulmuan disa qendra dhe zona të Sirisë me 100 raketa.

Pretendimet për përdorimin e armëve kimike janë bërë një mjet në dispozicion të shteteve perëndimore për të ndihmuar grupet terroriste në Siri.

Tags