Kryhen përgatitjet për zgjedhjet parlamentare në Liban
Kryeministri i Libanit bëri të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në këtë vend.
Pas dy raundeve të zgjedhjeve për libanezët që jetojnë jashtë vendit, nesër (e diel) do të mbahen zgjedhjet parlamentare brenda vendit për të zgjedhur 128 deputetët e Parlamentit të Libanit.
Kryeministri i Libanit Naxhib Mikati tha gjatë një takimi me Misionin Monitorues të BE-së në Bejrut se qeveria libaneze ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të lira dhe demokratike.
Naxhib Mikati në reagim ndaj pretendimeve për parregullsi në zgjedhjet parlamentare, ka thënë: "Edhe pse këto pretendime janë bërë në të gjitha zgjedhjet, organet kompetente janë duke e hetuar këtë çështje".
Ndërkohë ministri i brendshëm i Libanit, Bassam Moulavi nënshkroi gjithashtu një memorandum mirëkuptimi me delegacionin e Ligës Arabe për të monitoruar zgjedhjet parlamentare libaneze.
Ambasada ruse në Bejrut njoftoi dje se një grup vëzhguesish rusë ishin nisur për në Bejrut me kërkesë të Libanit për të monitoruar zgjedhjet parlamentare të vendit.