"Kupola e Hekurt" e regjimit sionist godet gabim një avion izraelit
Burimet izraelite kanë deklaruar se sistemi i ashtuquajtur "Kupola e Hekurt" ka lëshuar dy raketa përgjuese në drejtim të një avioni që i përkiste forcave ajrore të regjimit sionist për shkak të një "keqidentifikimi".
Burimet sioniste vazhdimisht kanë pohuar joefikasitetin e sistemit të mbrojtjes ajrore të ashtuquajtur "Kupola e Hekurt" në kapjen e raketave të lëshuara nga rezistenca palestineze.
Kanali informativ Russia Al-Youm duke cituar burime hebraike, njoftoi se në orën 9:15 të mëngjesit sipas orës lokale, u dëgjuan alarmet për sulme ajrore në disa pjesë të rajonit verior të territoreve të pushtuara të Palestinës dhe më pas banorët u udhëzuan të hynin nëpër dhoma të mbrojtura për 10 minuta, pas së cilës u konstatua se operacioni ishte bërë për shkak të një keqidentifikimi.
Nuk është raportuar akoma për viktima dhe forcat ajrore janë duke hetuar këtë ngjarje.
Lidhur me këtë çështje, zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist ka deklaruar se avionët luftarakë të mbrojtjes ajrore kanë gjuajtur raketa përgjuese për shkak të keqidentifikimit dhe si rezultat janë ngritur sirenat e alarmit për sulm ajror.
Një burim ushtarak sionist tha gjithashtu se asnjë objektiv ajror nuk kishte depërtuar nga territori i Libanit në territoret e pushtuara të Palestinës.
Rreth një muaj më parë, raketat e dy sistemeve raketore të "Kupolës së Hekurt" të regjimit sionist kapën dhe rrëzuan gabimisht njëra-tjetrën.