Bie niveli i rezervave valutore të Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i127488-bie_niveli_i_rezervave_valutore_të_turqisë
Rezervat valutore të Turqisë kanë shënuar rënie me 5 miliardë dollarë brenda një jave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 21, 2022 09:33 Europe/Tirane
  • Bie niveli i rezervave valutore të Turqisë

Rezervat valutore të Turqisë kanë shënuar rënie me 5 miliardë dollarë brenda një jave.

Kriza ekonomike e Turqisë filloi disa muaj më parë me zhvlerësimin e lirës dhe vazhdoi me rritjen e inflacionit, papunësisë dhe varfërisë. Sipas Bankës Qendrore të Turqisë, rezervat valutore të vendit kanë shënuar rënie me rreth 5 miliardë dollarë vetëm gjatë kësaj jave për shkak të dështimit të politikave të Ankarasë për të mbështetur lirën turke (monedhën kombëtare).

Statistikat e Bankës Qendrore të Turqisë të premten tregojnë një rënie prej 4.8 miliardë dollarësh të rezervave valutore. Kështu që totali i rezervave valutore të Turqisë prej 61 miliardë e 200 milionë dollarësh ka arritur shifrën më të ulët në 10 muajt e fundit.