Bie niveli i rezervave valutore të Turqisë
Rezervat valutore të Turqisë kanë shënuar rënie me 5 miliardë dollarë brenda një jave.
Kriza ekonomike e Turqisë filloi disa muaj më parë me zhvlerësimin e lirës dhe vazhdoi me rritjen e inflacionit, papunësisë dhe varfërisë. Sipas Bankës Qendrore të Turqisë, rezervat valutore të vendit kanë shënuar rënie me rreth 5 miliardë dollarë vetëm gjatë kësaj jave për shkak të dështimit të politikave të Ankarasë për të mbështetur lirën turke (monedhën kombëtare).
Statistikat e Bankës Qendrore të Turqisë të premten tregojnë një rënie prej 4.8 miliardë dollarësh të rezervave valutore. Kështu që totali i rezervave valutore të Turqisë prej 61 miliardë e 200 milionë dollarësh ka arritur shifrën më të ulët në 10 muajt e fundit.