Fillimi i dy operacioneve të sigurisë në Irak
Forcat e mobilizimit vullnetar Hashd Sha'bi dhe forcat e ushtrisë irakiane kanë nisur dy operacione të sigurisë në provincën Dijale dhe në qytetin e Mosulit.
Forcat e mobilizimit vullnetar Hashd Shaabi dhe forcat e ushtrisë së Irakut po vazhdojnë operacionet e tyre parandaluese si pjesë e një strategjie për t'i dhënë fund qelizave të fshehura të grupit terrorist ISIS në perëndim të Mosulit në Irak.
Agjencia e lajmeve Shafaq News njoftoi se forcat e mobilizimit popullor Hashd Sh'abi sot kanë nisur një operacion sigurie në rajonin Khanakin në provincën Dijale.
Burimet e sigurisë kanë njoftuar se zonat përreth qyteteve Xhalula dhe Khanakin janë bërë një strehë për elementët e grupit terrorist ISIS që nga viti 2017, të cilët sulmojnë civilët dhe forcat e sigurisë irakiane.
Sipas raportit, sulmet terroriste janë ulur që nga fundi i vitit të kaluar për shkak të operacioneve ushtarake në shkallë të gjerë të forcave të sigurisë në rajonet kufitare të Kurdistanit.
Ndërkohë, forcat e Hashd Shabi nisën sot një operacion zbulimi në perëndim të Mosulit.
Sipas burimeve irakiane, forcat e Hashd Sha'bi në një deklaratë ka thënë se operacioni u nis me pjesëmarrjen e brigadave "2-23-33" dhe ushtrisë në Mosul për të inspektuar dhe vendosur sigurinë në rajonin malor Xhebal Al-Atshane.
Sipas burimeve irakiane, terroristët e grupit ISIS kanë shtuar aktivitetet e tyre që nga viti 2021 dhe vlerësohet se aktualisht janë mbi 8000 terroristë të ISIS-it në Irak, prej të cilëve 4000 janë aktivë dhe pjesa tjetër presin në formën e celulave të heshtura për të hyrë në terren.