Talibanët: Respektojmë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara
(last modified Tue, 24 May 2022 09:28:11 GMT )
May 24, 2022 11:28 Europe/Tirane
  • Talibanët: Respektojmë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara

Një zëdhënës i talebanëve theksoi përkushtimin e grupit ndaj marrëveshjes së nënshkruar me Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshja e Paqes së Afganistanit ose Marrëveshja Doha-Katar u nënshkrua më 29 shkurt 2020 midis Shteteve të Bashkuara dhe Talebanëve. Marrëveshja u nënshkrua midis Zalmai Khalilzad, i dërguari special i SHBA-së për Afganistanin dhe liderët talebanë në Doha të Katarit dhe pas kësaj amerikanët u larguan nga Afganistani. Tërheqja e shpejtë dhe e dyshimtë e trupave amerikane ka çuar në rënien e qeverisë së Kabulit dhe sundimit taleban në Afganistan. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Zabihullah Mojahed shtoi: Ne jemi të përkushtuar që të mos paraqesim kërcënim për Shtetet e Bashkuara nga Afganistani dhe do të bëjmë çmos për të zbatuar këtë marrëveshje. Një zëdhënës i talebanëve theksoi: Ne duam të kemi marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara dhe të kemi marrëdhënie ekonomike dhe diplomatike me këtë vend dhe duam që të dyja palët të ndihmojnë njëra-tjetrën. Deklaratat vijnë pasi talebanët dhe populli afgan fajësojnë Shtetet e Bashkuara për problemet e Afganistanit.

 

Tags