Palestina: Bashkësia Ndërkombëtare dhe Amerika po mbështesin regjimin sionist
Ministria e Jashtme Palestineze deklaroi se Bashkësia Ndërkombëtare dhe Amerika po mbrojnë dhe mbështesin regjimin sionist duke qëndruar në heshtje përballë krimeve të tij.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës të shtunën me anë të një deklarate, dënoi shtypjen brutale dhe dhunën e forcave ushtarake të regjimit sionist, si dhe sulmet e dhunshme të kolonëve sionist kundër popullatës civile palestinezë në termat më të ashpër, ndërsa deklaroi se Bashkësia Ndërkombëtare dhe Amerika po qëndrojnë të heshtur përballë krimeve barbare të regjimit sionist.
Në këtë deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme të Autoritetit Autonom të Palestinës i përshkroi veprimet e regjimit sionist në mbylljen e të gjitha hyrjeve në qytetet palestineze dhe shtypjen e dhunshme të protestave paqësore të popullatës civile palestineze, si pjesë e krimeve të vazhdueshme të regjimit sionist dhe politikave raciste të sionistëve kundër palestinezëve.
Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës fajësoi regjimin sionist për të gjitha veprimet dhe paralajmëroi Tel Avivin kundër mbajtjes së "marshit flamurit", i cili mund të ndezë rajonin dhe të nisë një luftë fetare.
“Bashkësia Ndërkombëtare dhe Amerika qëndrojnë të heshtur në këtë konflikt, duke i dhënë qeverisë së regjimit pushtues sionist më shumë kohë për të minuar çdo mundësi për të gjetur zgjidhje politike për konfliktin në përputhje me referencat ndërkombëtare të paqes, më e rëndësishmja prej të cilave është toka për paqen dhe zgjidhja me dy shtete",- theksohet ndër të tjera në këtë deklaratë.