Rriten viktimat palestineze në Kodsin e pushtuar
Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze ka njoftuar se numri i personave të lënduar nga sulmet e djeshme sioniste në pjesën lindore të qytetit të pushtuar të Kodsit dhe Bregun Perëndimor ka arritur në 200 persona.
Më shumë se një mijë kolonë sionistë kanë hyrë dje (e diel) në xhaminë Al-Aksa me mbështetjen e forcave pushtuese dhe me veprime provokuese shkelën shenjtërinë e kibles së parë myslimane. Ndërsa numri i palestinezëve të plagosur në agresionin dhe sulmet sioniste në qytetin e pushtuar të Kodsit dhe pjesë të tjera të Bregut Perëndimor ka arritur në 200, bota islame ka dënuar njëzëri agresionin, njoftoi agjencia IRNA. Një numër i madh i palestinezëve u plagosën nga plumbat plastikë të qëlluar nga militantët sionistë në qytetin e Kodsit dhe pjesë të tjera të Bregut Perëndimor. Policia sioniste ushtroi dhunë me shkopinj gomë ndaj një numri të tjerë palestinezësh që ishin ngritur në mbrojtje të Kdosit dhe Xhamisë Al-Aksa dhe në shenjë protestë ndaj të ashtuquajturit marshimi i flamurit sionist. Dhjetëra të plagosur janë dërguar në spital për mjekim dhe të tjerë janë mjekuar në terren. Përleshje të dhunshme u zhvilluan në rrugën Salah al-Din në Kods dhe forcat e policisë izraelite sulmuan të rinjtë palestinezë që mbanin flamuj palestinezë përpara sionistëve. Në të njëjtën kohë, një numër kolonësh sionistë sulmuan shtëpitë palestineze në lagjen Sheikh Xharrah të Kodsit dhe policia izraelite pengoi gazetarët të hynin ose të lëviznin lirshëm në Kods dhe kufizoi lëvizjen e tyre në zonën Bab al-Amoud të qytetit. Kampi Xhabalia në Gaza gjithashtu organizoi një marshim nga palestinezët për të dënuar të ashtuquajturin marshim të flamurit sionist dhe agresionin e tyre në Kods dhe në oborrin e xhamisë Al-Aksa. "Marshi i flamurit" ose "vallet e flamurit" në kalendarin hebraik përkon me përvjetorin e pushtimit të Kodsit Lindor nga regjimi sionist. Regjimi pushtoi Kodsin Lindor më 7 korrik 1967, duke e quajtur atë "Dita e Jeruzalemit".