Sionistët ekstremistë sulmojnë gazetaren e France 24 gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë
(last modified Mon, 30 May 2022 14:16:55 GMT )
May 30, 2022 16:16 Europe/Tirane
  • Sionistët ekstremistë sulmojnë gazetaren e France 24 gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Në vazhdën e keqtrajtimeve të dhunshme ndaj gazetarëve dhe reporterëve në territoret e pushtuara të Palestinës, këtë herë sionistët ekstremistë sulmuan dhe ofenduan një gazetare të kanalit informativ France 24, teksa transmetonte drejtpërdrejtë.

Vazhdon ngacmimi dhe keqtrajtimi i dhunshëm i gazetarëve në territoret e pushtuara palestineze.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se korrespondentja dhe gazetarja, Lejla Audah e kanalit informativ France 24, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në Xhaminë Al Aksa, u sulmua me shishe me ujë nga kolonët ekstremistë sionistë. Ajo mbulonte në mënyrë informative sulmin e dhunshëm të kolonëve sionistë në kuadër të "marshit të flamurit" në Xhaminë Al Aksa.

Ky sulm është kryer gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të korrospodentes së kanalit televiziv France 24. Autoritetet e France 24 e dënuan menjëherë sulmin e ekstremistëve sionistë.

Ditët e fundit, forcat ushtarake të regjimit sionist qëlluan për vdekje gazetaren e kanalit televiziv Al-Jazeera, Shirin Abu Aklah, teksa mbulonin sulmin e tyre në një kamp refugjatësh palestinezë.

Tags