Përshkallëzimi i mosmarrëveshjeve në Tel Aviv; Knesset kundër Bennett
Një koalicion besnik ndaj kreut të opozitës së kabinetit qeveritar të Tel Avivit në parlamentin e regjimit sionist ka vendosur të kundërshtojë fuqishëm planet dhe ligjet e propozuara nga kabineti i Naftali Bennett, kryeministri aktual i regjimit sionist.
Faqja informative I24 të martën njoftoi se javën e kaluar, anëtarët e koalicionit besnik ndaj Beniamin Netanjahu, lideri i opozitës kabinetit qeveritar të Bennett në parlamentin e regjimit sionist kërkuan të miratonin një projekt-ligj "Ndihma për ushtarët e pushuar nga detyra"; një ligj ky që u miratua më në fund falë angazhimit të opozitës për të mos refuzuar pasi ministri i luftës i regjimit sionist, Benny Gantz kishte ra dakord me Benjamin Netanyahu. Në këtë marrëveshje ai e rriti vlerën e kësaj ndihme financiare për të kënaqur Netanyahun.
Në një deklaratë të përbashkët për Knesset, krerët e koalicionit njoftuan vendimin e tyre për të kundërshtuar planet e ardhshme të kabinetit të Bennett. Udhëheqësit e opozitës sioniste e krahasuan situatën në kabinetin e Bennett me atë të një qeverie që po mbytet, duke pranuar se ajo po bën gjithçka në fuqinë e saj për ta shpëtuar veten.
Aktualisht, koalicioni që mbështet kabinetin aktual të qeverisë së regjimit sionist ka vetëm 60 anëtarë; në pozitën e kundërt ndodhet koalicioni opozitar, i cili ka të njëjtin numër mandatesh. Ndërkohë, kabineti i Bennett ka humbur mbështetjen e gjashtë anëtarëve arabë të parlamentit për listën e përbashkët dhe është kritikuar gjerësisht nga koalicioni pro Netanjahut.
Frika e një kolapsi të kabinetit në Tel Aviv ka shkaktuar një sërë krizash për Bennett; deri në atë masë sa disa bashkëpunëtorë të afërt të kryeministrit kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre në kabinet. Ministri i jashtëm izraelit Yair Lapid njoftoi gjithashtu se kabineti i Bennett nuk do t'i dorëzohej këtyre presioneve pas përshkallëzimit të presionit të opozitës.