Mahmud Abas në bisedë me Blinken, kritikon politikat e Uashingtonit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i128022-mahmud_abas_në_bisedë_me_blinken_kritikon_politikat_e_uashingtonit
Kreu i Autoritetit Autonom të Palestinës në një bisedë me sekretarin amerikan të shtetit, kritikoi heshtjen e Uashingtonit përballë veprimeve provokuese të regjimit sionist.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 01, 2022 13:43 Europe/Tirane
  • Mahmud Abas në bisedë me Blinken, kritikon politikat e Uashingtonit

Kreu i Autoritetit Autonom të Palestinës në një bisedë me sekretarin amerikan të shtetit, kritikoi heshtjen e Uashingtonit përballë veprimeve provokuese të regjimit sionist.

"Marshimi i flamurit" mbahet çdo vit në maj në përvjetorin e pushtimit të pjesës së vjetër të Kodsit të shenjtë nga regjimi sionist.
Sionistët pretendojnë se qyteti Bejtul-Mokades është tërësisht kryeqyteti i këtij regjimi të rremë, por populli palestinez këmbëngul se Bejtul-Mokades është kryeqyteti i Palestinës.
Agjencia e lajmeve Russia Today njoftoi se presidenti i Autoritetit Autonom të Palestinës Mahmud Abas zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Palestinë, duke përfshirë agresionin e fundit sionist ndaj Xhamisë Al Aksa dhe mbajtjen e një marshimi flamuri nga ana e kolonëve sionistë në Bejtul-Mokades. Mahmud Abas me këtë rast, kritikoi heshtja e SHBA-së ndaj veprimeve provokuese të regjimit sionist.
Duke iu referuar përshkallëzimit të agresionit të regjimit sionist kundër vendeve të shenjta islame dhe të krishtera në Palestinë, Mahmud Abas tha se heshtja përballë këtyre ngjarjeve apo toleranca ndaj këtij agresioni barbar në një situatë ku nuk ka asnjë perspektivë politike për zgjidhjen e çështjes palestineze dhe mbështetjen ndërkombëtare ndaj popullit të Palestinës, është e papranueshme.
Kreu i Autoritetit Autonom të Palestinës kritikoi gjithashtu paaftësinë e shteteve perëndimore për ta detyruar regjimin sionist të respektojë ligjet e pranuara dhe të drejtat ndërkombëtarisht, duke thënë se nën hijen e heshtjes amerikane, regjimi sionist po vazhdon veprimet e tij provokuese dhe Tel Avivi haptas shkel ligjin ndërkombëtar. 
Në këtë bisedë telefonike, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken përsëriti angazhimin e vendit të tij për një zgjidhje me dy shtete, ndalimin e zgjerimit të kolonive sioniste dhe ruajtjen e status quo-së në Bejtul-Mokades, dhe njoftoi vendosmërinë e Uashingtonit për të rihapur konsullatën e tij në Kodsin e shenjtë.