Zgjatet armëpushimi në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i128082-zgjatet_armëpushimi_në_jemen
I dërguari i OKB-së për Jemenin ka njoftuar se armëpushimi në Jemen është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 02, 2022 13:43 Europe/Tirane
  • Zgjatet armëpushimi në Jemen

I dërguari i OKB-së për Jemenin ka njoftuar se armëpushimi në Jemen është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë.

Agjenci e lajmeve Fars njoftoi se Hans Grundberg tha të enjten se palët e përfshira në konfliktin e Jemenit kanë rënë dakord për zgjatjen e armëpushimit edhe për dy muaj të tjerë me të njëjtat kushte si para marrëveshjes kryesore.
Sipas këtij njoftimi, armëpushimi nga sot do të hyjë sërish në fazën zbatimit.
Grundberg shtoi se ai do të vazhdojë të punojë për institucionalizimin e armëpushimit derisa të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme politike.
Vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe dy mujore ishte vendosur një armëpushim ndërmjet koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe Jemenit, por shtetet anëtare të këtij koalicioni kanë shkelur gjithmonë armëpushimin e rënë dakord.
I dërguari i OKB-së Hans Grundberg deklaron një armëpushim dy-mujor në Jemen më 2 prill 2022, duke ndaluar sulmet tokësore, detare dhe ajrore, dhe për të lehtësuar hyrjen e 18 anijeve me karburant në portet e al-Hudaidah të Jermenit dhe duke autorizuar fluturimet javore nga destinacionet e përcaktuara. në aeroportin e Sanaas.
 Armëpushimi përfundoi mbrëmë.
Arabia Saudite, në krye të një koalicioni arab të mbështetur nga SHBA, ka nisur një pushtim ushtarak të Jemenit dhe ka vendosur një bllokadë tokësore, ajrore dhe detare që nga 26 marsi 2015, duke pretenduar se kërkon një rikthim në pushtet presidentin e dorëhequr të këtij vendi.