Bennett: Ne preferojmë diplomacinë rreth programit bërthamor të Iranit
Në një konferencë për shtyp me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, kryeministri regjimit sionist tha se Tel Avivi preferon diplomacinë për të zgjidhur çështjes bërthamore iraniane, por pretendoi se rezervon "të drejtën" e tij për të vepruar në mënyrë të pavarur.
Agjencia e lajmeve ISNA duke cituar Reuters, njoftoi se kryeministri i regjimit sionist Naftali Bennett në një konferencë për shtyp me Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, i cili vizitoi mbrëmë Palestinën e pushtuar, tha se regjimi sionist preferon një zgjidhje "diplomatike" për ngërçin e krijuar në procesin e zgjidhjes së çështjes së programit bërthamor të Iranit .
Bennett pretendoi se regjimi sionist preferon një opsion diplomatik me Iranin, por mund të veprojë kundër tij në bazë të parimit të "vetëmbrojtjes".
Në të njëjtën kohë, ai vazhdoi retorikën e tij kundër Iranit, duke pretenduar se “Tel Avivi rezervon të drejtën të reagojë dhe të ndërmarrë veprime kundër Iranit për të ndalur programin e tij bërthamor".
Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, mbërriti në territoret e pushtuara të Palestinës mbrëmjen e së enjtes për t'u takuar me zyrtarët e regjimit sionistë.