Jemenasit protestojnë kundër Arabisë Saudite dhe SHBA-ve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i128134-jemenasit_protestojnë_kundër_arabisë_saudite_dhe_shba_ve
Mijëra banorë të provincës Saada të Jemenit dolën në rrugë sot pas namazit të së premtes, dhe kanë protestuar kundër Amerikës, Arabisë Saudite dhe regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 03, 2022 11:52 Europe/Tirane
  • Jemenasit protestojnë kundër Arabisë Saudite dhe SHBA-ve

Mijëra banorë të provincës Saada të Jemenit dolën në rrugë sot pas namazit të së premtes, dhe kanë protestuar kundër Amerikës, Arabisë Saudite dhe regjimit sionist.

Kanali informativ Al-Masira njoftoi se marshimi i sotëm protestues është mbajtur me rastin e ditës së “Protestës kundër fuqive arrogante”, e cila mbahet çdo vit me iniciativën e dëshmorit Husejn Badruddin Al-Houthi”.
 “Thyerja e heshtjes përballë shtypjes dhe arrogancës dhe përpjekjet për zhvillimin ushtarak dhe ekonomik të Umetit Islam” ishte slogani kryesor i kësaj dite.
Pjesëmarrësit në marsh kanë hedhur slogane kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Arabisë Saudite dhe regjimit sionist, duke mbajtur pankarta që përmbanin moto të lëvizjes Ansarullah.
 Në deklaratën përfundimtare të tubimit thuhej: “Ne duhet të thyejmë heshtjen tonë përballë armiqve dhe të mbajmë një qëndrim të qartë kundër tyre, i cili ruan identitetin e besimit.
 Umeti mysliman duhet të zgjohet dhe të kryejë detyrat e tij dhe të mobilizohet publikisht kundër armiqve të Zotit.
Deklarata vazhdoi duke paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabinë Saudite për vazhdimin e luftës, duke theksuar se Jemeni do të mbetet gjithmonë dinjitoz, i lirë dhe i pavarur.