Tre ushtarë sionistë plagosen në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i128618-tre_ushtarë_sionistë_plagosen_në_bregun_perëndimor
Përleshjet mes forcave ushtarake të regjimit sionist dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë kanë lanë të plagosur tre ushtarë sionistë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 12, 2022 15:28 Europe/Tirane
  • Tre ushtarë sionistë plagosen në Bregun Perëndimor

Përleshjet mes forcave ushtarake të regjimit sionist dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë kanë lanë të plagosur tre ushtarë sionistë.

Agjencia e lajmeve Palestine Al-Youm njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist janë përleshur me palestinezët në Bregun Perëndimore dhe kanë hedhur gaz lotsjellës drejt tyre, nbdërkohë që gjatë këtyre përleshjeve të dielën në mëngjes, janë plagosur tre ushtarë të regjimit sionist teksa po përpiqeshin të hynin me makinën e tyre në qytetin Azun, në lindje të Kalkilya.

Forcat ushtarake të regjimit sionist arrestuan gjithashtu dy të rinj palestinezë në Kodsin e pushtuar.

Forcat sioniste gjithashtu hodhën gaz lotsjellës dhe plumba plastikë në kampin e refugjatëve palestinezë "Noor Shams" në lindje të Tulkarm të shtunën mbrëma, gjë që hasi në rezistencën e të rinjve palestinezë.

Grupet e rezistencës palestineze kanë paralajmëruar për çdo ofensivë të ushtrisë izraelite kundër palestinezëve, duke e quajtur atë shkelje të vijave të kuqe, duke thënë se një sulm i tillë mund të shpërthejë në të gjitha frontet.

Ndërkohë sipas Agjencisë Palestineze të Lajmeve, dhjetëra kolonë sionistë kanë hjyrë me dhunë në Xhaminë Al-Aksa sot, të dielën, nga Bab al-Magharbeh me mbështetjen e ushtrisë së regjimit sionist.

Sipas raportit, kolonët sionistë hynë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa dhe kryen ceremoni talmudike dhe raciste.

Ushtria sioniste vendosi kufizime të rënda ndaj palestinezëve në portat e Xhamisë Al-Aksa.