78 palestinezë plagosen në sulmin sionist në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i128860-78_palestinezë_plagosen_në_sulmin_sionist_në_bregun_perëndimor
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi të premten se të paktën 78 palestinezë ishin plagosur gjatë një sulmi sionist ndaj protestuesve palestinezë në qytetin Bita, në jug të Nablusit, në Bregun Perëndimor.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 18, 2022 08:07 Europe/Tirane
  • 78 palestinezë plagosen në sulmin sionist në Bregun Perëndimor

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi të premten se të paktën 78 palestinezë ishin plagosur gjatë një sulmi sionist ndaj protestuesve palestinezë në qytetin Bita, në jug të Nablusit, në Bregun Perëndimor.

Për të arritur qëllimet e tyre hegjemoniste dhe ekspansioniste, sionistët sulmojnë çdo ditë pjesë të ndryshme të Palestinës duke martirizuar shumë palestinezë, duke plagosur dhe arrestuar shumë të tjerë që futen në burg. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze të premten njoftoi se milicitë sioniste kishin sulmuar palestinezët duke gjuajtur me plumba realë, plumba plastikë dhe gaz lotsjellës. Rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor në muajt e fundit kanë qenë dëshmitarë të demonstratave palestineze kundër pushtimit dhe vendbanimeve të paligjshme të regjimit okupator sionist.  Regjimi sionist vazhdon të ndërtojë vendbanime sioniste pavarësisht vullnetit të komunitetit ndërkombëtar dhe në këtë drejtim ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.  Në një rezolutë (Rezoluta 2334) më 23 dhjetor 2016, Këshilli i Sigurimit i OKB-së i bëri thirrje regjimit sionist që të pezullojë menjëherë dhe plotësisht të gjitha aktivitetet e tij të ndërtimit të vendbanimeve në territoret e pushtuara palestineze.