Dy autobusë u dogjën në jug të Tel Avivit
Dy autobusë janë djegur në një parking të hapur në jug të Tel Avivit, më shumë se një javë pasi mbi një duzinë autobusësh u dogjën dhe u shkatërruan në një incident të ngjashëm.
Sipas një raporti të publikuar nga gazeta Jerusalem Post, sulmi ndodhi në rrugën Golda Meir në qytetin Rishon Lezion, që ndodhet tetë kilometra (5 milje) në jug të Tel Avivit, në orët e para të së dielës. Deri tani nuk është raportuar për viktima. Mësohet se zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit. Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme apo viktima. Më 11 qershor, tetëmbëdhjetë autobusë u shkatërruan dhe u dogjën në orët e para të ditës në qytetin verior të Izraelit, Safed. Një numër i automjeteve të tjera u dëmtuan në sulmin në stacionin qendror të autobusëve. Vitet e fundit ka pasur një rritje të aktivitetit të lidhur me krimin e organizuar në të gjithë Izraelin.