Afganistani ka nevojë për ndihmën ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i129170-afganistani_ka_nevojë_për_ndihmën_ndërkombëtare
Tërmeti në provincën Khost, i cili rezultoi me humbje shumë të rënda financiare dhe njerëzore, e ka bërë të pashmangshëm ndihmë e shpejtë humanitare.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 25, 2022 11:55 Europe/Tirane
  • Afganistani ka nevojë për ndihmën ndërkombëtare

Tërmeti në provincën Khost, i cili rezultoi me humbje shumë të rënda financiare dhe njerëzore, e ka bërë të pashmangshëm ndihmë e shpejtë humanitare.

Megjithatë, vetëm tre vende, Irani, Katari dhe Pakistani, kanë dërguar ndihma për popullin afgan. Duke pasur parasysh qëndrimet specifike të Perëndimit, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, për Afganistanin, populli afgan nuk pret shumë nga ndihma e tyre për Afganistanin, por populli afgan pret që Organizata e Bashkëpunimit Islamik, si një organizatë e vendeve islamike, që të mobilizojë forcat dhe ta japë ndihmën e nevojshme si dhe të koordinojë veprimet për të ndihma financiare për të shpëtuar njerëzit e shtypur të Afganistanit. Soroush Amiri, ekspert i Afganistanit, thotë: “Ndërsa Perëndimi e ka harruar Afganistanin për arsye politike dhe nuk i kushton vëmendje situatës së tij, vendet islamike përballen me një përgjegjësi të madhe për të ofruar ndihmë për popullin e Afganistanit dhe nuk duhet të mjaftohen vetëm me lëshimin e një deklarate. Populli afgan përballet me shumë probleme dhe është gjithashtu në gjendje të vështirë përsa i përket mundësisë për pastrimin e gërmadhave dhe ardhjes në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Prandaj, mbyllja e syve të botës ndaj vuajtjeve të popullit afgan është një krim i pafalshëm. Kjo sepse çështjet njerëzore në këtë vend nuk duhet të lidhen me çështje politike dhe miliona nevojtarë të lihen vetëm. Indiferenca e SHBA-së në këtë drejtim jo vetëm që tregon papërgjegjshmërinë e saj përballë katastrofës humanitare në Afganistan, por edhe një herë tregon falsitetin e saj që gjithmonë lëshon sloganin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut por në  fakt vepron në përputhje me politikat dhe kërkesat e saj. Ali Vahidi, një ekspert afgan, thotë: "Shtetet e Bashkuara kurrë nuk kanë qëndruar pranë popullit afgan dhe popullin afgan e kanë parë vetëm në përputhje me politikat e tyre koloniale dhe tani, duke konfiskuar asetet e popullit afgan, kanë treguar se gjendja e vështirë e popullit afgan nuk ka aspak rëndësi për Uashingtonin”. Megjithatë, populli i Afganistanit, i cili është në gjendjen më të keqe, veçanërisht pas tërmetit të fundit, aktualisht më shumë se kurrë ka nevojë për ndihmë.   Ndërkohë, populli i Afganistanit pret më shumë nga vendet islame sesa nga vendet e tjera. Përveç kësaj, populli afgan pret që fqinjët e Afganistanit dhe vendet që kërkojnë përfitime ekonomike në Afganistan të dërgojnë ndihma në Afganistan për të ndihmuar të prekurit. Sepse populli i Afganistanit në këtë situatë jo vetëm që nuk ka nevojë për shprehje të kotë dhembshurie, por ai i njeh si miq, vetëm ata që i vijnë në ndihmë në këto ditë të vështira.