Rritje e ndjeshme e vetëvrasjeve në ushtrinë izraelite
Rrjetet informative sioniste raportuan një rritje të vetëvrasjeve në radhët e anëtarëve të ushtrisë izraelite.
Rrjeti informativ Kan raportoi të shtunën se vetëvrasja mes ushtarëve izraelitë është rritur ndjeshëm dhe në gjashtë muajt e fundit janë vetëvrarë 11 ushtarë izraelitë, ndërkohë që në vitin e kaluar ishin vetëvrarë 11 ushtarë dhe në vitin 2020, ishin vetëvrarë 9 ushtarë izraelitë. Yanif Ashour, kreu i departamentit të burimeve njerëzore të ushtrisë izraelite, shprehu shqetësimin për rritjen e vetëvrasjeve në mesin e ushtrisë izraelite dhe u bëri thirrje zyrtarëve të shëndetit mendor që të thërrasin një takim urgjent për të diskutuar shkaqet e rritjes alarmante të vetëvrasjeve. Rrjeti sionist Kan shtoi se takimi nuk kishte ndonjë përfundim të qartë, por komandantët e ushtrisë sioniste kanë urdhëruar rritjen e ndërgjegjësimit për këtë çështje. Më herët, burimet sioniste kishin pranuar se mes ushtrisë sioniste kishte trazira dhe se oficerët sionistë po iknin nga ushtria nga frika e forcave të rezistencës.